Sport
Galatasaray afër Xherdan Shaqirit
Galatasaray ka bërë të ditur se tashmë kanë përparuar në përpjekjet për ta siguruar në ekip futbollistin e kombëtares zvicerane
Derisa Xherdan Shaqiri ishte në stërvitje me FC Baselin në Marbella, Galatasaray nga Stambolli ka bërë të ditur se tashmë kanë përparuar në përpjekjet për ta siguruar në ekip futbollistin e kombëtares zvicerane.
Atletico Madrid, Sevilla, Porto, Bayern Munich, Tottenham Hotspur, Manchester United, Dynamo Kiev, Inter Milan dhe Galatasaray Istanbul, gati gjysma e Evropës për momentin janë të interesuar pas yllit kosovar të futbollit në Zvicër, Xherdan Shaiqiri.
Trajneri i Galatasaray, Fatih Terin pas ndeshjes kundër skuadrës Adana Demirspor, ka deklaruar se bisedimet me futbollistin e kombëtares zvicerane po vazhdojnë. “Natyrisht ne duam ta kemi Shaqiri”, ka thënë Terim
“Që nga korriku ne jemi pas tij, por tani bisedimet janë edhe më serioze “, ka konfirmuar edhe presidenti i Galatasaray, Unal Aysal.
“Unë nuk e kam takuar personalisht Shaqirin. Por njerëzit tanë janër duke biseduar me të”, ka thënë Aysal. Turqit planifikojnë me Shaqirin ta zëvendësojnë Albert Rieran në Galatasaray.Spanjolli kishte ardhur gjatë verës në Stamboll, por që nuk kishte përmbushur pritjet e ekipit turk.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










