Lajme
Gabimet që bëni gjatë ecjes e që mund t’iu dëmtojnë gjunjët

Ecja është një formë e mrekullueshme dhe e thjeshtë për t’u tonifikuar, dobësuar dhe mbajtur zemrën të shëndetshme.
Por pavarësisht përfitimeve të shumta të ecjes, ekziston një pjesë e trupit tuaj ku mund të ndjeni lodhje mbas ecjeve të gjata. Ato janë pikërisht gjunjët! Me disa ndryshime të thjeshta në rutinën tuaj, ju mund të shmangni dhimbjen e tyre, pa hequr dorë nga ushtrimet që keni zgjedhur.
Zbuloni se cilat gabime në ecje mund t’ju dëmtojnë gjunjët dhe si t’i shmangni ato.
Zgjidhni këpucë të përshtatshme
Kur zgjidhni këpucët për të veshur gjatë ecjes, nuk duhet të keni parasysh vetëm estetikën. Lloji i gabuar i këpucëve mund t’i përkeqësojë problemet ekzistuese të gjurit, thonë ortopedët. Për shembull, nëse keni sindromën patella-femorale, dhimbje e kupave të gjurit, atëherë duhet të vishni një këpucë që ofrojnë stabilitet dhe mbështetesin e harkun e këmbëve.
Kujdesuni për harqet e këmbëve
Harku i këmbës siguron stabilitet, kështu që është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje. Nëse harku i këmbëve tuaja mbështetet plotësisht në tokë gjatë ecjes, me kalimin e kohës ju mund të ndieni dhimbje të përkeqësuara në gju. Në këtë rast AgroWeb.org ju sugjeron të këshilloheni me një mjek ortoped për të marrë ndihmën e duhur.
Mos angazhimi i muskulaturës gjatë ecjes
Ecja është një ushtrim i thjeshtë dhe i mrekullueshëm për trupin. Por në mënyrë që të zbusni presionin tek gjunjët ju duhet të aktivizoni gjithashtu disa muskuj shtesë. Një mënyrë për ta bërë këtë është të forconi muskujt e ijeve tuaja. Nëse nuk i përfshini muskujt gluteal, gjuri përfundon duke marrë më shumë peshë ose ngarkesë në çdo hap që hidhni.
Vazhdoni ecjen edhe kur keni dhmbje
Të gjithë një një moment e gjejmë veten duke përjetuar shqetësime gjatë stërvitjes. Por kur vazhdoni stërvitjen edhe pse ndjeni dhimbje të gjunjëve, mund të jeni duke rrezikuar të pësoni dëmtime serioze të gjurit.Dhimbja është një shenjë paralajmëruese se diçka nuk është në rregull dhe duhet të ndaloni, thonë tekspertët. Ju duhet të shmangni çdo gjë që shkakton dhimbjen e tyre./agroweb
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë