Lajme
“Gabimet” e OBSH-së që sollën pandeminë
Organizata Botërore e Shëndetësisë është vendosur në qendër të akuzave për keq menaxhimin e gjendjes së pandemisë së koronavirusit. Kritikët thonë se organizata nuk e njoftoi botën në kohë dhe dha deklarata kontradiktore në lidhje me transmetimin e virusit tek njeriu apo kufizimin e udhëtimeve ndërkombëtare, duke ndjekur përgjithësisht linjën e Kinës.
Ndërprerja e financimeve të Shteteve të Bashkuara ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka rindezur debatin për menaxhimin që kjo organizatë i bëri gjendjes së krijuar nga shpërthimi i koroanvirusit në mbarë botën.
Presidenti amerikan Donald Trump drejtoi gishtin nga organizata dhe kujtoi deklaratat e fillim janarit kur OBSh-ja tha se nuk kishte prova të mjaftueshme se virusi mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu. Një qëndrim i tillë i OBSh-së u bë pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet e Tajvanit për persona të infektuar në Kinën Kontinentale.
Më 14 janar Maria Van Kerkhove, eksperte për zhvillimin e sëmundjeve pranë OBSh-së, tha se studiuesit po përpiqeshin të gjenin mënyrat e transmetimit të virusit. Në fillim të janarit, sëmundja njihej vetëm përmes një grupi rastesh pneumonia atipike, ose pneumoni me origjinë të panjohur.
“Çdo vit në mbarë botë ka miliona e miliona raste të pneumonisë atipike,” u justifikua Dr. Mike Ryan, nga Programi i Emergjencave Shëndetësore i OBSh-së, duke shtuar në mes të sezonit të gripit, ishte “mjaft i jashtëzakonshëm” konfirmimi i 41 rasteve të veçuara në Wuhan të Kinës.
“Virusi u identifikua më 7 janar dhe sekuenca gjenetike e tij u nda për të gjithë botën më 12 janar,” shton Ryan. Por OBSh-ja akuzohet se ka ndjekur linjën e Kinës që u përpoq fillimisht ta fshehë epideminë, duke rrezikuar pjesën tjetër të botës.
Pavarësisht gjendjes së vështirë të krijuar në Wuhan të Kinës dhe përhapjes së virusit në Azinë Lindore e Juglindore, më 29 shkurt Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh kundër kufizimit të udhëtimeve ndërkombëtare me avion si dhe kundër vendosjes së kufizimeve tregtare. Kjo solli që mijëra kinezë të udhëtojnë së pari jashtë Wuhan-it dhe më pas në të gjithë botën.
Vetëm pasi virusi filloi të shpërndahej me shpejtësi në Europë, më 11 mars Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Covid-19 pandemi botërore, rreth dy muaj pas shfaqjes së rasteve në Kinë.
Kufizimet e lëvizjes së qytetarëve në Europë filluan të vendosen nga mesi i marsit, kufizime që duke i parë nga sot duken të vonuara, shkruan oranews, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












