Lajme
G7 i dhuron botës 1 miliard vaksina
Në mbledhjen e fundit, grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës mori angazhim për t’u dhuruar vendeve më të varfra 1 miliard vaksina kundër COVID-19.
Sipas kryeministrit britanik, Boris Johnson, gjysma e dozave do të dhurohen nga SHBA-ja dhe pjesa tjetër nga anëtarët e tjerë të grupit. Vetë Britania e Madhe do të kontribuojë me 100 milionë vaksina.
Theksohet se të dy udhëheqësit u bënë thirrje aleatëve të bashkohen për t’i dhënë fund sa më shpejt pandemisë dhe të forcojnë pozitat strategjike të demokracive më të pasura në botë.
“Shtetet e Bashkuara do të dhurojnë gjysmë miliardi doza vaksinash pa kërkuar gjë, pa kërkuar gjë. Dhurata jonë nuk përfshin edhe presion për favore apo koncensione të mundshme. Ne po e bëjmë këtë për të shpëtuar jetë”, tha Biden.
Vaksinat do të prodhohen nga Pfizerdhe do të shpërndahen në kosto në rreth 100 vende. Kreu ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, që ishte në krah të Presidentit Biden, tha se sytë tani janë drejtuar nga udhëheqësit e kombeve të pasura.
Johnson dhe Biden gjithashtu nënshkruan një zotim të enjten për të mbrojtur “vlerat e qëndrueshme” të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, 80 vjet pas miratimit të Kartës së Atlantikut që u nënshkrua në vitin 1941.
Dokumenti thekson kundërshtimin e “atyre që kërkojnë të minojnë aleancat dhe institucionet” dhe veçon “ndërhyrjen përmes dezinformimit”, një akuzë që i drejtohet Moskës.
Ai citon gjithashtu tregtinë e lirë, të drejtat e njeriut, një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe mbrojtje më të fortë globale kundër kërcënimeve shëndetësore si COVID-19.
Kryeministri britanik shprehu optimizëm për udhëheqjen e Biden dhe pohoi se bisedimet me të ishin si “ajri i freskët”.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












