Shkurt.ch
Fyerje raciste në adresë të kosovarëve në Zvicër
Një video ka tronditur komunitetin në Facebook. Tashmë videoja në YouTube është klikuar më se 2000 herë
Një video ka tronditur komunitetin në Facebook. Tashmë videoja në YouTube është klikuar më se 2000 herë. Në video duket një zviceran në moshë mesatare në një tren duke fyer në baza racore udhëtarët me prejardhje nga Kosova.
“Ne nuk duam t’u shohim më. Ju keni një shtet. Kosova është një shtet, shkoni në shtëpi tuaja”.
Fyerjet racore nuk kanë përfunduar me kaq.
“Dhjetë persona me ngjyrë janë më të mirë sesa një shqiptar i Kosovës”, ka thënë personi në fjalë.
Edhe pse udhëtarët e tjerë kanë kërkuar nga personi në fjalë që të jetë i qetë, ai ka vazhduar me fyerjet në adresë të kosovarëve.
“Kosovarët janë njerëzit më të këqij në botë”, dëgjohet duke thënë ai në një tren në lëvizje nga Luzerni në Giswil, ka njoftuar një lexues i “20min”.
Sipas avokatit David Gibor, personi ka kryer një vepër penale për fyerjet, në veçanti me atë që shqiptarët e Kosovës i quan “paketë në baltë”.
“Fyerjet se shqiptarët e Kosovës janë njerëzit më të këqij në botë kanë gjasa për të përmbushur dispozitat penale në baza racore”, ka thënë Gibor për “20min”.
Sipas Alma Wiecken, një juriste në Komisionin Federal kundër racizmit, gjithmonë është i theksuar diskriminimi verbal. Mirëpo, nuk do të thotë që janë në rritje rastet e tilla.
Nëse ka dëshmi për sulme të tilla, rasti mund të paraqitet me një ankesë te prokurori publik.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











