Lajme
Futbollisti vritet me thikë në fushë futbolli
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Karagaq” të Pejës, ndërsa viktima, sipas Policisë është Idriz Berisha, një lojtar i talentuar i klubit “Besa”. Ai mbante numrin 2 në skuadër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një futbollist është therur me thikë në fushën e futbollit, derisa po luante me shokë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Karagaq” të Pejës, në fushë të futbolli, ndërsa viktima, sipas Policisë është Idriz Berisha, një lojtar i talentuar i klubit “Besa”.
Sipas njoftimit të Policisë, Berisha që ka mbajtur numri 2 në ekipin e Besës ka vdekur pas lëndimeve të marra nga thika pas përleshjes me një person tjetër.
“Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme, njësite relevate iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, për të zhvilluar këqyrjen e vendit të ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë raporton Insajderi.
Sipas Policisë, bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, nga ana e njësiteve policore i dyshimti i rastit, i mituri shtetas shqiptar i Kosovës K.N është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme.
Sipas raportit të fundit që ka lëshuar Policia e Kosovës, incidenti fatal ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje ndërmjet 17 vjeçarit Berisha dhe shoku i tij 16 vjeçar, K.N.
Xhevat Ibraj zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës ka thënë se ka qenë një mos marrëveshje e çasti mes viktimës dhe të dyshuarit gjatë një loje futbolli ku edhe ka ndodhur rasti. “A jo çfarë deri më tani dihet është se mes dy shkove ka ndodhur një mos marrëveshje e çastit, ku pas saj njëri person ka therur me thikë shokun e tij”, ka thënë Ibraj.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











