Futboll
Futbollisti shqiptar nga Zvicra tregon pse zgjodhi kuqezinjtë
Shqipëria do të luajë kundër Andorrës dhe Francës në dy ndeshjet e ardhshme dhe të vlefshme për kualifikueset e Europianit. Një listë me risi dhe ndryshime të detyruara ishte ajo e Rejës, ku përfshihej edhe ardhja e Florian Kamberit.
E gjithë vëmendja është përqendruar te këmbët e sulmuesit të Hibernianit, që është një shpresë e madhe për të ardhmen. Pikërisht ky futbollist dhe Hysen Memolla kanë qenë të pranishëm në konferencën e sotme për shtyp në “Tropikal”. Sa i përket Kamberit, ai u shpreh se e kishte të lehtë që të zgjidhte kuqezinjtë.
“Më kanë pritur shumë mirë këtu, të gjithë janë djelmosha. I kuptoj të gjithë dhe atmosfera është e mirë. E kisha të lehtë që të zgjidhja Shqipërinë, pasi më kanë kërkuar më shumë. Kjo është dhe e kam thënë më parë. Kisha kontakte me Zvicrën, Kosovën dhe Shqipërinë. E kisha thënë edhe më herët, që doja njëherë një klub ku të luaja gjithmonë, pastaj do të vendosja për Kombëtaren. Unë kam qejf të luaj me dy sulmues dhe Reja luan me këtë skemë”, ka thënë Kamberi.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













