Futboll

Futbollisti kuqezi në top formë në Turqi

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti për një moment shndërrohet në sulmues.

Mbrojtësi kuqezi që po përjeton një sezon të mirë me skuadrën e Bodrumspor arriti të gjejë golin në ndeshjen e skuadrës së tij në kampionatin turk ndaj Hatayspor.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 53, kur Arlind Ajeti shënoi pas ekzekutimit të një goditje këndi teksa dërgoi në rrjetë një top të goditur me kokë, transmeton albinfo.ch.

Për mbrojtësin shqiptar tashmë në moshën 32 vjeçare, ky ishte goli i tij i katërt në këtë sezon. Kujtojmë se pjesë e Bodrumspor është edhe Taulant Seferi i cili në këtë përballje u aktivizua në pjesën e dytë.

Bodrumspor e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3-1 ku përveç Arlind Ajetit shënuan edhe Habesoglu dhe Brazao me penallti, ndërsa për Hatayspor, golin e vetëm e shënoi Sharif Osman.