Futboll
Futbollisti i kombëtares së Kosovës nënshkruan me FC Paderborn
Futbollisti Florent Muslija ka nënshkruar kontratë me ekipin gjerman FC Paderborn der më 30 qershor 2023.
Mesfushori 23-vjeçar i Kombëtares kosovare nga viti 2018 ishte pjesë e ekipit Hanover, ku luajti shtatë ndeshje në Bundesligë dhe 60 ndeshje në kategorinë e dytë, shkruan faqja wdr.de, përcjell albinfo.ch.
“Florenti është një lojtar që ka përvojë në Bundesligën e parë dhe Bundesligën e dytë gjermane. Me kreativitetin e tij si futbollist, ai rrit mundësitë për të pasur sukses në skuadrën tonë”, ka thënë menaxheri i skuadrës, Fabian Wohlgemuth, transmeton albinfo.ch.
Muslija është i lindur në Achen të Gjermanisë, ndërkohë para se të transferohet në Hannover, ai ishte pjesë e ekipit të Karlsruhes.
FC Paderborn gjendet në vendin e 9-të në ligën e dytë gjermane.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










