Shkurt.ch
Futbollistët më të shtrenjtë të botës
Ekspertë të futbollit me seli në Zvicër që merren me analizat e futbollit dhe për përcaktimin e vlerës së lojtarëve kanë publikuar një listë me futbollistët më të paguar në botë.
Studimi i tyre ka treguar se futbollisti më i shtrenjt në botë është argjentinasi Lionel Messi, vlera e të cilit matet me 161.5 deri 187.6 milionë funte.
I dyti vjen në listë futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me 85.2 deri 99.1 milionë funte.
Luis Suarez u ngjit në vendin e tretë në saje të një sezoni të madh në Liverpool. Ai llogaritet të ketë vlerën në mes 79 deri 92 milionë funte.
Në anën tjetër, futbollisti më i shtrenjtë është Gareth Bale, një banor i Uellsit, vlera e të cilit është në mes të 47 dhe 54 milionë funte, ndërsa Real Madridi ka paguar për atë vitin e kaluar edhe 100 milionë euro.
Si faktorë ekspertët kanë përcaktuar moshën, datën e skadimit të kontratës aktuale, pozicionin ku luan, debutimi dhe përvoja ndërkombëtare. Ekspertët erdhën në përfundim se transferet e viteve të fundit shumë shpesh kapin shuma enorme dhe se çmimet e futbollistëve realisht janë të larta.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










