Futboll
Futbollistët e Prishtinës, telashe me viza për në Gjibraltar
Klubi futbollistik Prishtina po ka vështirësi të luajë ndeshjen e kthimit me skuadrën St Joseph’s, për shkak se nuk po mund të sigurojë viza për në Gjibraltar.
Klubi kosovar, siç shkruan “thescottishsun”, pret skuadrën kundërshtare këtë mbrëmje, ndërsa fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet me Rangersin e Steven Gerrardit në rundin e parë muajin e ardhshëm.
Por edhe pse janë favoritët për t’u kualifikuar, Prishtina po e ka të vështirë të tejkalojë shiritin e kuq për të luajtur ndeshjen e kthimit.
Presidenti i klubit, Remzi Ejupi, ka pranuar se është i brengosur me situatën.
“Jam shumë më i brengosur për problemet me viza për lojtarët dhe për stafin sesa që jam për rezultatin kundër skuadrës St Joseph’s. Ne luajmë ndeshjen e kthimit në Gjibraltar javën e ardhshme, por ende s’ka asnjë shenjë se do të pajisemi me viza. Kemi shkuar në Ambasadën e Britanisë së Madhe, por na kanë thënë se duhet të aplikojmë përmes Gjibraltarit, por ende s’kemi dëgjuar gjë nga ta”, tha Ejupi, transmeton Koha.net.
“Jemi të brengosur dhe s’është e drejtë për një klub si yni që të brengoset për viza gjatë një gare të rëndësishme evropiane. Në fushë, besoj se do të kualifikohemi me lehtësi për lojën e radhës me Rangers”, përcjell albinfo.ch.
“Por, problemet janë jashtë fushës”, tha ai.
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












