Shkurt.ch
Fushatë me migrantët kundër ngacmimeve seksuale
Kantoni me këtë aksion nuk dëshiron të shkaktojë frikë dhe pasiguri por me fletëpalosjet në fjalë autoritetet duan të parandalojnë sulmet me motive seksuale
Drejtoria për çështje Sociale e Kantonit të Lucernit ka filluar një fushatë dedikuar azilkërkuesve gjegjësisht migrantëve kundër ngacmimeve seksuale. Përmes fletëpalosjeve të ndryshme do të njoftohen para së gjithash refugjatët meshkuj se si të qasen ndaj femrave. Çfarë është e lejuar dhe çfarë jo në këtë raport do të jetë e shkruar dhe e ilustruar qartë dhe me vizatime në këto fletëpalosje, shkruan sda.ch. Përmes tyre bëhet e qartë se çfarë guxohet e çfarë jo dhe se dhuna seksuale nuk do të tolerohet.
Kantoni me këtë aksion nuk dëshiron të shkaktojë frikë dhe pasiguri, thotë një zëdhënëse e kantonit, transmeton albinfo.ch. Por, thotë ajo, me fletëpalosjet në fjalë autoritetet duan të parandalojnë sulmet me motive seksuale.
Si pretekst për këtë fushatë kanë shërbyer raportimet e fundit mbi sulmet e asaj natyre të regjistruara gjatë natës së Vitit të Ri në qytete të ndryshme të Gjermanisë. Kjo ka shkaktuar një frikë dhe pasiguri edhe në Zvicër. Ndërsa karnavalet që në Lucern fillojnë më 4 shkurt shërbejnë si shkas për frikë dhe pasiguri në mesin e qytetarëve.
Në këtë kanton, azilkërkuesit në qendra të azilit do të ndjekin kurse të detyrueshme mbi ligjet dhe zakonet e vendit.
Edhe në nivel vendi, federata do të informojë azilkërkuesit në qendrat e veta mbi rregullat e përgjithshme të sjelljes.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













