Shkurt.ch
Fushatë dhe kundërfushatë për vinjetat
Komiteti i partive të djathta “Po për vinjetën” ka arsyetuar ngritjen e çmimit të vinjetës nga 40 në 100 franga me nevojën për mirëmbajtjen e rrugëve
Ndonëse për çmimin e vinjetës së autostradave populli në Zvicër do të votojë në muajin nëntor, fushata ka filluar që tash. Kështu, të martën, kundërshtarët e ngritjes së çmimit i kanë dorëzuar nënshkrimet e nevojshme për referendum ndërsa të premten, mbështetësit e ngritjes së çmimit kanë prezantuar argumentet e tyre për opinionin.
Kështu, komiteti i partive të djathta “Po për vinjetën” ka arsyetuar ngritjen e çmimit të vinjetës nga 40 në 100 franga. Vetëm në këtë mënyrë qeveria mund të sigurojë mjetet e nevojshme për të mirëmbajtur 400 kilometra rrugë, të cilat i merr për mirëmbajtje nga kantonet. Prandaj, kush thotë Jo për ngritjen e çmimit të vinjetës, ai thotë jo edhe për rrugët e mira dhe të sigurta nacionale.
Komitetin e referendumit kundër ngritjes së çmimit e udhëheqin përfaqësues nga SVP dhe në të marrin pjesë edhe politikanë nga BDP dhe CVP. Ndërsa në komitetin Pro ngritjes së çmimit të vinjetës qëndrojnë përfaqësues nga FDP dhe SVP. Këta tërheqin vërejtjen se çmimi i vinjetës së autostradave për herë të fundit është ngritur në vitin 1995. Po ashtu sipas tyre, një ngritje prej 60 frangash është sa një mbushje rezervuari me karburant për tërë vitin. Ngasja e automobilave në Zvicër është më e lirë se në vendet tjera, thonë në komitetin pro ngritjes së çmimit.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













