Tematike
Fushata e politikanit zviceran në RTK shkakton rrëmujë në Zvicër
Fakti që reklama e Pierre Kohler është shfaqur në Kosovë ka krijuar rrëmujë brenda zyrës federale të komunikimit, që është përgjegjëse për të vendosur se a është e ligjshme apo jo një gjë e tillë
Fushata zgjedhore për Parlamentin e Zvicrës arrin deri në Kosovë. Televizioni publik i atjeshëm po e transmeton, pak çaste para se të fillojë edicioni i lajmeve të mbrëmjes, një reklamë ku paraqiten pikat e forta të Pierre Kohler, kandidat i PDC/CVP për deputet në Parlamentin Nacional të Zvicrës.
“Pierre Kohler, mik i madh i shqiptarëve dhe kontribuues i madh për integrimin e shqiptarëve në Zvicër, kandidat për deputet në Parlamentin Nacional të Zvicrës”
Kjo është motoja që mund të lexohet në këtë reklamë. Pierre Kohler shfaqet i buzëqeshur, afër logos së PDC/CVP-së.
Kjo dëshmon se fushata në kantonin e Jura-s është e tensionuar, posaçërisht për shkak të kandidaturës së Anne Seydoux-Christe, nga e njëjta parti, shkruan radioja zvicerane e tranbsmetuesit publik në gjuhën frënge, rts. Dhe nuk është aspak e çuditshme që transmetimi i kësaj fotoje bëhet nga kampi i Seydoux-Christe. Kontaktet tona në Kosovë na konfirmojnë se kjo reklamë është transmetuar pak kohë para edicionit qendror të lajmeve në televizionin publik (RTK). Ishte e pamundur të kontaktohet Pierre Kohler për ta dëgjuar reagimin e tij.
Pierre Koher njihet si mik i madh i shqiptarëve, ai ka vizituar Kosovën gjatë verës me ftesë të kryeministrit z. Isa Mustafa, të cilin e quan mik. Për më tepër, javën e kaluar Pierre Kohler ka deklaruar se në rast të moszgjedhjes, e ardhmja e tij është në Prishtinë, ku mund të angazhohet si këshilltar ekonomik.
Në webfaqen e televizionit kosovar po ashtu figuron një intervistë e kryetarit të PDC, Christophe Darbellay, i cili me shumë krenari tregon se Pierre Kohler ka shënuar fitore ndaj socialistëve falë elektoratit kosovar, transmeton albinfo.ch. Në fakt, kjo është njëra prej karakteristikave të kantonit të Jura-s, ku të edhe të huajt mund të votojnë në nivelin kantonal.
Fakti që reklama e Pierre Kohler është shfaqur në Kosovë ka krijuar rrëmujë brenda zyrës federale të komunikimit, që është përgjegjëse për të vendosur se a është e ligjshme apo jo një gjë e tillë. Sipas tyre, Pierre Kohler nuk rrezikohet nga asgjë, por kanali televiziv transmetues, në këtë rast RTK, është ai që mund të rrezikohet, përcjell albinfo.ch raportimin e radios zvicerane.
Megjithatë, mbetet e vështirë për tu vendosur pasi që Kosova nuk bën pjesë në marrëveshjet ndërkombëtare. Në fakt, duhet të vërtetohet se a transmetohet RTK 1 nga njëri prej shteteve anëtare të OFCOM. Në rast se po, atëherë RTK 1 rrezikon të mos transmetohet në Zvicër, që do të ishte një e paparë në historinë e OFCOM-it, pasi që kurrë më herët ky institucion nuk është ballafaquar me një rast të tillë.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













