Jeta në Zvicër
Fuqia blerëse: Zvicra në vendin e dytë
Kështu Islanda (1), Zvicra (2) dhe Lihtenshtejni (3) kanë fuqi më të lartë blerëse, ndërsa bashkë me Shqipërinë, në grupin e shteteve me fuqinë më të ulët blerëse janë edhe Maqedonia, Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Serbia, por edhe Bjellorusia, Moldavia dhe Ukraina

Për vitin 2017 Shqipëria u rendit si një ndër vendet më të varfra të Evropës për nga fuqia blerëse, në një grup me fqinjët ballkanas, ku përjashtim bën vetëm Mali i Zi.
Indeksi i GfK, që mat fuqinë blerëse të shteteve, e nxjerr Shqipërinë në mesin e vendeve me aftësi blerëse më të ulët në të gjithë Evropën.
Sipas studimit të GfK për fuqinë blerëse në 2017, evropianët kanë patur në dispozicion mesatarisht 13,937 euro për person, në dispozicion për shpenzime por edhe kursime në vitin e shkuar, në rritje me 1.9% nga një vit më parë. Por për 42 vende ku shtrihet ky studim, të ardhurat neto ndryshojnë, përcjell albinfo.ch.
Kështu Islanda (1), Zvicra (2) dhe Lihtenshtejni (3) kanë fuqi më të lartë blerëse, ndërsa bashkë me Shqipërinë, në grupin e shteteve me fuqinë më të ulët blerëse janë edhe Maqedonia, Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Serbia, por edhe Bjellorusia, Moldavia dhe Ukraina.
Përgjatë gjithë vitit 2017, evropianet kishin 9,4 miliardë euro në total për shpenzimet ku përfshihet ushqimi, akomodimi, energjia, sigurime, pushime, shërbime e shpenzime jetese apo blerje të tjera.
Fuqia blerëse e GfK tregon nivelin e fuqisë blerëse për person në një vit, ku përjashtohen taksat dhe kontributet.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj