Kosova
Fundjavë me fluks në Morinë: Qytetarët e Kosovës, për pushime edhe në shtator
Edhe kjo e shtunë ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë.
Në pikën kufitare të Morinit nuk pati kolona e radhë për shkak të operimit me procedurë kalimit pa kontrolle në kufi.
Por ndryshe nga Morini, kolona u krijuan në afërsi të urës mbi Drin, në segmentin nga mbikalimi i Gostilit deri në urë.
Pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës po e shfrytëzojnë më së miri edhe këtë fundjavë shtatori me mot të ngrohtë, madje për disa shtatori është koha më e përshtatshme për pushime…
Bregdeti mbetet ende preferenca e këtij muaji për sa kohë do të ketë mot të mirë.
Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka nisur procesin mësimor që nga e hëna e kaluar, më 2 shtator, proces i cili në njëfarë mënyre ka frenuar deri diku lëvizjet gjatë javës, por jo në fundjavë.
Vetëm gjatë paradites së sotme, përmes pikës kufitare të Morinës kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 7.230 shtetas dhe 4.100 automjete.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












