Integrimi
Fundjava kulturore shqiptare mbahet sivjet në Bazel
Edhe këtë vit platforma mediale albinfo.ch online&print është sponzor medial i këtij eventi kulturor, i cili mbahet më 17 dhe 18 nëntor 2023.
Festave kombëtare të shumta të nëntorit të këtij viti do t’i shtohet në Zvicër “Fundjava kulturore shqiptare”. Një aktivitet i këtillë i larmishëm kulturor organizohet tash e sa vjet nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, shkruan albinfo.ch. Në edicionin e sivjetëm, otrganizimit i bashkohen edhe ABSM Basel dhe Gjakova-Basel.
Në „Fundjavën kulturore shqiptare“ do të zhvillohen debate, ekspozitë, aktivitete kulturore, artistike, do të prezantohen libra, histori tradicionale shqiptare, programe muzikore, ndërkohë që do të jepen edhe shfaqje kulturore nga grupe të ndryshme artistike shqiptare.
ADRESA: L‘ESPRIT – LAUFENSTRASSE 44 – BASEL – CH
17 NËNTOR 2023
19:30 – 20:30 Hapja e Fundjavës kulturore shqiptare
Promovimi i librit “Albumi i thashethemeve” nga Stefan Çapaliku
20:30 – 21:30 Muzikë: Gentjana Tafili, Rafael Lishi dhe Ahmet Ujkashi
18 NËNTOR 2023
10:00 – 14:00 Hapja e ekspozitës me skulptura
14:00 – 15:00 Prezantimi i ekspozitës me fjalime të artistëve Nexhmedin Jonuzi dhe Bashkim Beqiri
15:00 – 15:45 Prezantimi ABSM dhe Gjakova-Bazel
15:45 – 16:30 Kuvendi / LAPSH prezantimi i projektit tutor#shqip për mësimin plotësues
16:30 – 17:00 Përkujtim i shkurtër i jetës dhe veprës së akademikut Shyqri Nimani (1941-2023)
Moderuar nga: Dr. med. Xhida Lumi
17:00 – 18:30 Debat, tema: Pjesëmarrja e shqiptarëve në jetën politike në Zvicër
Moderator: Gezim Hasanaj
Të ftuar: Rina Reçica, GLP / Qëndresa Hoxha-Sadriu – SP / Korab Rashiti – SVP
Reis Luzhnica – SP / Pëparim Avdili – FDP
18:30 – 19:00 Diskutim i hapur me të pranishmit
19:05 – 19:20 Piano Ermira Zyrakja-Lefort
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Nëntor 2023
- Ora19:30
- LokacioniL‘ESPRIT - LAUFENSTRASSE 44 - BASEL - CH
- Data e përfundimit18 Nëntor 2023 - 19:20
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












