Kosova
Ftohen kompanitë kroate të investojnë në Kosovë
Endrit Shala, me ftesë të ministrit të Ekonomisë dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë e Republikës së Kroacisë, Darko Horvat, ka zhvilluar sot takim pune në Zagreb.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, me ftesë të Ministrit të Ekonomisë dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë e Republikës së Kroacisë, Darko Horvat, ka zhvilluar sot takim pune në Zagreb, e temë qendrore ishte marrëdhënia ekonomike në mes dy shteteve dhe mundësia për investime, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Shala i ftoi bizneset kroate për të investuar në Kosovë, shkruan mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Më tutje bëhet e ditur se dy ministrat gjithashtu diskutuan dhe u dakorduan që këtë vit të organizohet një forum ekonomik i përbashkët në mes të bizneseve kroate dhe kosovare në Prishtinë, si dhe u dakorduan për rikthimin e Odës Ekonomike Kroate në Prishtinë dhe rikthimin e linjës ajrore Zagreb – Prishtinë, në mënyrë që të rriten shkëmbimet dhe komunikimi në mes të dy popujve.
Shala gjatë kësaj vizite gjithashtu shpalosi mundësitë e shumta që ofron Kosova për investitorët e huaj, për më tepër ai vuri theksin në mundësit e investimeve kroate brenda kuadrit që ofron Ligji për Investime Strategjike.
Homologun e tij Shala e njoftoi edhe për krijimin e zonave ekonomike brenda Kosovës, e që mund të shihet si një mundësi shtesë e investimeve nga bizneset kroate në vendin tonë.
Gjithashtu është zhvilluar një takim i përbashkët me bizneset më të njohura të Kroacisë, në të cilin, Shala para përfaqësueseve të lartë të këtyre kompanive prezantoi shtetin e Kosovës si një mundësi ideale për investimet dhe zhvillimin e bizneseve nga kompanitë kroate.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













