Sport

FSHF kërkon 50 mijë euro për humbjen e fluturimit

 

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar  Kompanisë Ajrore Austriake AUA, dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh për dëmin e shkaktuar moral dhe material pasi që për fajin e saj ka humbur fluturimin me aeroplan në drejtim të Luksemburgut. Siç shkruan heute.at.

Skuadra e Kombëtares së bashku me shtabin drejtues, gjithsej 42 persona, kishte dështuar të kryejë formalitetet në sportelin e dorëzimit të bagazhit në aeroportin e Vjenës, Schwechat, transmeton albinfo.ch Sipas të dhënave që ofron ana shqiptare, zyrtarëve nuk u ka mjaftuar koha prej një orë e gjysmë për ta kryer këtë veprim.

Në këtë mënyrë, aeroplani ka fluturuar pa kombëtaren shqiptare, e cila do të zhvillonte ndeshjen e radhës kundër Luksemburgut. Për pasojë, ekipi është detyruar të kalonte një natë në hotel dhe pastaj, me një ditë vonesë të fluturonte me një aeroplan privat për në Luksemburg. Shuma e humbur nga e gjithë kjo aventurë, sipas avokatëve të kombëtares ka qenë rreth 50 mijë euro, përcjell albinfo.ch. Së këndejmi, Federata Shqiptare kërkon nga kompania në fjalë që t`ia bëjë kompensimin.

Por AUA shpreh keqardhje për rastin e ndodhur por përmes një zëdhënësi të vet deklaron se kontrollimi i një grupi kaq të madh, të ngarkuar me aq shumë mjete sportive me vete, ka qenë i pamundur brenda njüë kornize të tillë kohore..