Shkurt.ch
Fshati ku prehet Aleksandër Moisiu zgjidhet më i bukuri në Zvicër
Në varrezën e fshatit, në një lartësi të konsiderueshme prehet trupi i aktorit të madh shqiptar Aleksandër Moisiu. Nga vendi ku është varri i tij duket si në pëllëmbë të dorës liqeni dhe gjithsesi, edhe fshati më i bukur i Zvicrës, Morcote.
Në Zvicrën e vendeve të panumërta të bukura, pamjeve panoramike me male të larta e liqene të kaltra, me një gjelbërim të thellë, të dallosh një vend si më të bukurin, nuk është punë aspak e lehtë. Megjithatë, një anketë online në nivel nacional të Zvicrës ka provuar të gjejë fshatin më të bukur në vend, shkruan srf.ch.
Në konkurrencë kanë qenë 12 fshatra me më pak se 3000 banorë (ky ka qenë kusht) ndërsa në finale patën mbetur katër sish, secili nga njëri regjion gjuhësor i Zvicrës.
Dhe, fitues i garës me mbi 31 mijë votues për herë të dytë është shpallur fshati idilik buzë liqenit të Luganos, Morcote, në pjesën italiane të Zvicrës.
Për ne, shqiptarët fshati Morcote është interesant dhe pak a shumë i njohur edhe për një gjë: në varrezën e fshatit, në një lartësi të konsiderueshme – atje të çojnë më shumë se 400 shkallë – prehet trupi i aktorit të madh me prejardhje shqiptare Aleksandër Moisiu, shkruan albinfo.ch. Nga vendi ku është varri i tij duket si në pëllëmbë të dorës liqeni dhe gjithsesi, edhe fshati më i bukur i Zvicrës, Morcote.
Varreza njihet edhe për kishën e njohur Santa Maria dell Sassa që është në atë kompleks dhe e cila sot është një atraksion turistik për arkitekturën e saj të veçantë.
Edhe artistë tjerë kanë zgjedhur Morcoten si vendin e tyre të prehjes së fundit
Në mesin e katër finalistëve janë zgjedhur edhe fshatrat: Ardez në Unterengadin, Binn në Oberrwallis dhe qyteza mesjetare St. Ursane në kantonin Jura.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025











