Kosova
Fshati kosovar që po merr pamje tjetër, falë ndihmës së diasporës
Vend i qetë, me natyrë të bukur, ky është fshati Llashticë nga komuna e Gjilanit

Natyrë e mirë, ajër i pastër, vend karakteristik me male, shtëpi të bukura, pastërti, këto janë disa nga karakteristikat që ka fshati Llashticë i komunës së Gjilanit, shkruan albinfo.ch.
Me të hyrë në këtë fshat, natyra e saj e pastër dhe kulturat bujqësore të ofrokanë pamje mahnintëse, ndërsa malet për rreth saj i shtojnë hijeshinë e këtij fshati që çcdoherë e më shumë po shquhet si nga ana e kulturës, ashtu edhe për nga pastërtia që mbahet nga vetë banorët.
Ky fshat shtrihet në rrëzë bjeshkëve të Karadakut në Anamoravë dhe dita-ditës po merr pamje bashkëkohore. Banorët e këtushëm dhe ata që punojnë në mërgatë, zonë kjo e njohur me mërgimtar të shumtë, kanë vendosur të kontribuojnë për të mirën e përbashkët të vendlindjes së tyre.

“Ne familjet shumica i kemi jashtë dhe i falënderojmë që po na mbajnë gjallë, po edhe na çka jemi këtu punojmë shumë me bujqësi, me bahçe, e me krejt. Ata që janë në mërgim e kanë marrë edhe punëtorin, i kanë sjellë edhe mjetet për pastrim. Ata jashtë po na e mbajnë fshatin. Por, edhe na nuk po rrimë veç me prit prej tyre, po sa po mundemi po i japim zor në çdo aspekt vetëm le të shkon Llashtica përpara”, është shprehur Besim Musliu, banor i fshatit Llashticë.

Nga ana tjetër mërgimtari nga Gjermania është shprehur se çdonjëri që është në diasporë mendjen e kemi në fshatin tonë të lindjes, mendojmë të investojmë por edhe të jemi sa më shpesh vendlindje, ajo na mungon thotë Besim Ismajli.
“Kemi punuar edhe mendojmë të punojmë edhe më tutje. I kemi bë disa ndërtime, disa projekte edhe nëpër fshat çka ju kemi ndihmuar bashkëfshatarëve tonë, por kemi bë edhe grumbullim të parave. Po ashtu e kemi bë edhe pastrimin e fshatit dhe çdo gjë që e bëjmë prej diaspore, e bëjmë për të mirë të fshatit dhe për nder të fshatit që jemi fshatar të këtij vendi”, ka theksuar Besim Ismajli – anëtar i Shoqatës “Vendlindja ime”, transmeton albinfo.ch.

Ekrem Hasani administrator i fshatit Llashticë thotë se përveç bashkëpunimit me strukturat lokale të Gjilanit mërgata jonë është krahu i djathtë në secilin aksion madje edhe iniciatore.
Bashkëpunimi me bashkëkombësit në mërgatë fshatin Llashticë do ta bëjë shembull për vetiniciativa për rregullim të ambientit dhe aspektin human për të mbështetur familjet me gjendje më të rëndë ekonomike – thonë banorët e Llashticës. /Albinfo.ch.



Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?