Lajme
Çfarë ndodhi me fshatin zviceran që ofroi para për njerëzit që të lëviznin atje?
Fshati Albinen në Zvicër u bë lajm ndërkombëtar në vitin 2017 kur ofroi të paguante dhjetëra-mijëra franga individëve dhe familjeve që u vendosën në fshatin Valais. Çfarë ka ndodhur që atëherë?

Ndonëse ndodhet me pamje skenike në Alpet zvicerane, deri në vitin 2016 Albinen pa popullsinë e tij të zvogëlohej në 248 banorë kryesisht të moshuar, deri në pikën që një shkollë fshati duhej të mbyllej.
Në një përpjekje për të tërhequr ‘gjak të freskët’ në brigjet e saj, banorët e Albinen votuan për të ndarë 100,000 franga në vit nga arkat e këshillit për të “rikthyer jetën në fshat”, siç tha kryetari i atëhershëm, Beat Jost, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Konkretisht, propozimi, i cili u pranua unanimisht, kërkoi që të paguhen 70,000 franga – 25,000 franga për çdo të rritur dhe 10,000 për fëmijë – për familjet që kualifikohen për të jetuar në komunitet.
Me këtë stimul monetar, fshati shpresonte të joshte 10 familje në vitet e ardhshme.
Por u vendosën disa kushte strikte.
Cilat ishin kushtet – dhe kush u zhvendos atje?
Për t’u kualifikuar, kandidatët duhej të ishin ose shtetas zviceranë ose mbajtës të lejes C, të ishin nën 45 vjeç dhe të pranonin të jetonin në fshat për të paktën 10 vjet.
Ata gjithashtu duhej të angazhoheshin për të blerë ose ndërtuar një shtëpi për të paktën 200,000 franga dhe për ta përdorur atë si një shtëpi të përhershme, jo një vendbanim të dytë.
Pas ofertës, e cila bëri xhiron e rrjeteve sociale, Jost u mbyt me 12,000 pyetje nga e gjithë bota. “Kishte njerëz që erdhën me valixhet e tyre dhe pyesnin se ku ishin paratë dhe banesat. Ishte çmenduri,” tha kryebashkiaku Jost në një raport të lajmeve zvicerane të vitit 2021.
Që nga fillimi i skemës, këshilli i fshatit ka pranuar 38 persona, mes të cilëve 11 fëmijë. Deri në fund të vitit 2019, katër foshnja u lindën të sapoardhurve – “një rekord i ri 20-vjeçar”, tha Jost.
Familjet e reja u shpërngulën në Albinen nga brenda Valais dhe nga pjesë të tjera të Zvicrës gjithashtu, përcjell tutje albinfo.ch.
Deri më sot, fshati ka miratuar pagesat stimuluese që arrijnë në 880,000 franga, duke shkaktuar 6.6 milionë franga investime në këtë proces. Në vitin 2019, teksa po përjetonte ‘ringjalljen’ e shumëpritur (përsa i përket rritjes së popullsisë), Albinen u zgjodh si ‘fshati më i bukur në Zvicër’ nga revista Schweizer Illustrierte.
Ndërkohë, Albinen është shndërruar nga një komunitet që po vdes në një “fshat plot gjallëri në Alpet Valais”, siç e quan veten në faqen e tij të internetit. Dhe interesi për fshatin vazhdon – aplikacionet mund të dorëzohen ende nga ata që kualifikohen dhe duan një vend në këtë fshat mahnitës.
E-Diaspora
-
5.5 vjet burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin Gjykata e Lartë e Cyrihut ka dënuar një kosovar që ka pasur shumë dënime të mëparshme,...
-
Përmbledhje nga manifestimet për pavarësinë e Kosovës në Zvicër
-
Ambasada e Kosovës në Gjermani shënon 17-vjetorin e Pavarësisë
-
“Paco”, një tetovar që krijon artin e tij në alpet zvicerane
-
Kori “Lulëkuqet“ nga Berna dhuroi emocione në festën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
A mund të paguajnë ligjërisht restorantet austriake shtesë për pagesat me kartë? Shumë biznese austriake preferojnë pagesat me para në dorë, por a mund të paguajnë ligjërisht shtesë...
-
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri organizon mbrëmje për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
-
Çfarë ndikimi do të ketë sulmi terrorist i Villach në Austri?
-
Turizmi austriak po rimëkëmbet pas pandemisë
-
Austri: Dështimi i bisedimeve të koalicionit do të sjellë lehtësim për të huajt dhe punëtorët