Shqipëri
Thethi, nën ngjyrat e vjeshtës, i mbushur me turistë të huaj
Parku Kombëtar i Thethit vijon të jetë ndër pikat më të vizituara në Shqipëri, gjatë muajit shtator
Fshati Theth ndodhet në verilindje të qytetit të Shkodrës, në të ashtuquajturën nënrajoni alpin ndodhet njësia administrative Shalë. Kjo njësi ka në administrim 11 fshatra, ndër to edhe Thethin. Fshati Theth ndodhet më në veri të luginës së Shalës, në mes të Alpeve Shqiptare me një bukuri të rrallë. Fshati përfshihet në Parkun Kombëtar të Thethit, si aseti më tërheqës natyror në Qarkun Shkodër dhe më gjerë, i cili shtrihet midis bllokut “Bjeshkët e Nëmuna” në perëndim, dhe bllokut të Jezercës në lindje, transmeton albinfo.ch.
Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër informon se këtë javë turistët vendas dhe të huaj që kanë vizituar Thethin kanë qenë mbi 1800 persona.
Turistë të shumtë kanë zgjedhur Thethin në këtë messhtator për të shijuar një nga spektaklet më të mahnitshme të natyrës në këtë zonë, ku gjethet e pemëve përflaken nga ngjyrat marramendëse të vjeshtës.
Parku Kombëtar i Thethit vijon të jetë ndër pikat më të vizituara në Shqipëri.
Vetëm fundjavën që kaloi, fshatin turistik e vizituan më shumë se 1800 turistë të huaj dhe vendas. Qendra e Informacionit Theth vijon të jetë e hapur çdo ditë të javës si një “përshëndetje” e parë për secilin turist, ndërsa Parku Kombëtar Theth vijon të jetë zgjedhja më e mirë për një fundjavë fantastike vjeshte”, thuhet në njoftim.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026














