Shkurt.ch
Fshati Albinen miraton projektin për “shpërblimin” e banorëve të rinj
Komuna ofronte shpërblime të majme materiale për vullnetarët që donin të banonin aty. 25 mijë franga ofroheshin për një person, dyfishi i kësaj shume për një çift ndërsa për secilin fëmijë edhe nga 10 mijë franga

Asambleja e qytetarëve e komunës Albinen në Kantonin e Valisit ka vendosur: njerëzit që pranojnë të shkojnë për të jetuar atje, do të stimulohen materialisht. Nga 100 pjesëmarrës në votim, 71 kanë votuar pro dhe 29 kundër iniciativës për popullimin e fshatit të kërcënuar nga zbrazja. I gjithë fshati ka 240 banorë ndërsa prej disa vitesh, për shkak të shpopullimit, është mbyllur edhe shkolla fillore kështu që nxënësit e mbetur janë detyruar të udhëtojnë me autobusë për në shkollat më të afërta.
Kryetari i komunës, Beat Jost shprehet i kënaqur me rezultatin.
Siç kemi shkruar tashmë, propozimi për stimulimin e popullimit të fshatit ka bërë jehonë të madhe jp vetëm në Zvicër por pothuaj në gjithë botën. Lajmi në vete kishte shpërthyer për faktin se komuna ofronte shpërblime të majme materiale për vullnetarët që donin të banonin aty. 25 mijë franga ofroheshin për një person, dyfishi i kësaj shume për një çift ndërsa për secilin fëmijë edhe nga 10 mijë franga. Por, oferta nuk duhej të merrej me kaq eufori siç u mor kudo në botë.
Së pari, ai që dëshiron të të përfitojë nuk guxon të jetë mbi 45 vjeçar ndërsa të huajt duhet të kenë lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër (Viza C). Veç kësaj ai që synon të përfitojë nga oferta duhet të qëndrojë së paku dhjetë vite. Në momentin që do të tërhiqej para këtij afati, ai duhet të kthejë gjithë shumën e parave të fituara. Kushti gtjetër, mbase më i rëndi është ky: kandidatët duhet të investojnë së paku 200 mijë franga në fshatin ku do të vendosen.
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj