Shkurt.ch
Frika nga “Iniciativa…” e SVP-së shton kërkesat për pasaportën zvicerane
Siç figuron në statistikat e Sekretariatit Federal për Migracion (SEM) në vitin 2014 kishin marrë pasaportën zvicerane 33.300 veta ose 1600 më pak se për 11 muajt e vitit 2015
Numri i të huajve që janë natyralizuar (kanë marrë shtetësinë zvicerane) gjatë vitit që lamë pas, ka shënuar një rritje të konsiderueshme. Deri në fund të nëntorit të vitit 2015 këtë e kanë bërë 34900 persona, që është më shumë se gjatë gjithë vitit 2014. Frika nga iniciativa për «jetësimin e dëbimit të të huajve kriminelë», që hidhet në votim më 28 shkurt, duket të jetë njëra ndër arsyet për rritjen e interesimit për të fituar pasaportën zvicerane.
Pasiguria që shkakton kjo dhe iniciativa tjetër, ajo «kundër migracionit masiv» i mobilizon të huajt për tu natyralizuar, thotë profesori dhe eksperti i migracionit nga Neuchatel-i, Etienne Piguet. Ai këtë konstatim e ka bërë sot, në një emision të radios së Zvicrës Frankofone RTS. Dhe, thotë ai, kjo shpjegohet edhe me trendin e natyralizimeve, i cili para vitit 2015 ishte në ulje, shkruan sda.ch.
Kështu, siç figuron në statistikat e Sekretariatit Federal për Migracion (SEM) në vitin 2014 kishin marrë pasaportën zvicerane 33.300 veta ose 1600 më pak se për 11 muajt e vitit 2015, transmeton albinfo.ch. Për periudhën deri në fund të vitt që shkoi, përllogaritet që ky numër të ketë arritur në 38.000 dhe në këtë mënyrë të jetë për 15 për qind më i madh se gjatë vitit 2014.
Sipas Piguet, i cili është dhe nënkryetar i EKM (Komisioni Federal për Migracion) të huajt frikësohen se pasojat e dy iniciativave mund t`i rrezikojnë ata në rast të mbetjes pa punë ose në raste të tjera.
Historia po përsëritet, thotë Piguet: Në fund të viteve `60 të shekullit të kaluar ishte rritur numri i natyralizimeve pasi që të huajt kishin frikë se duhet të braktisnin Zvicrën. Në vitet `70 zviceranët për pak kishin qenë duke e votuar iniciativën «Schwarzenbach» e cila synonte që përqindjen e të huajve ta kufizonte në 10 për qind”, ka argumentuar Piguett ecurinë e re në lidhje me natyralizimin.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














