Lajme
Frika nga gjobat ul numrin e aksidenteve në trafik
Policia e Kosovës me qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik kishte filluar aplikimin e planit sezonal veror me zero tolerancë ndaj shkelëse të ligjit
Përmbajtja në mënyrë të përpiktë ligjeve nga ana e policëve të komunikacionit prodhon efekte në ngritjen e sigurisë në rrugë. Kjo është parë edhe në rastin e Kosovës. Rigoroziteti dhe shtimi i gjobave në komunikacion gjatë dy muajve të fundit nga ana e Policisë, ka bërë që numri i aksidenteve në komunikacion të shënojë rënie të lehtë, thonë përfaqësues të Policisë Kosovës.
Policia e Kosovës me qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik kishte filluar aplikimin e planit sezonal veror, përmes të cilit ka treguar zero tolerancë ndaj shkelëse të ligjit të komunikacionit rrugor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se fushatat për siguri në komunikacion e ndërmarra nga autoritetet e rendit, kanë bërë që të bie numri i aksidenteve në trafik.
“Bazuar në analizën e këtyre planeve konkrete, siç ishte java e sigurisë në trafik dhe plani aktual i sezonit veror, kemi kuptuar se sa ishte shifra e aksidenteve me pasoja fatale në ngritje mbi 60 për qind, ajo ka shënuar rënie të lehtë”, tregon Kelani.
Të dhënat e aksidenteve në komunikacion, sipas Policisë së Kosovës, para fillimit të fushatës për sigurinë në trafik kanë qenë mjaft shqetësuese.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës vetëm në katër mujorin e parë të këtij viti 44 persona kishin humbur jetën në komunikacion e që ishte një rritje prej 37.5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas Kelanit, faktori kryesor i cili ka ndikuar në këto aksidente me fatalitet ka qenë tejkalimi i shpejtësisë nga ngasësit e automjeteve.
“Analizat tona tregojnë se faktorë më kontribuues në shkaktimin e aksidenteve me pasoja fatale, por edhe ato më dëme materiale është mosrespektimi i shenjave të komunikacionit rrugorë, siç është tejkalimi i shpejtësisë, mos përshtatja e kushteve dhe kundërvajtjeve tjera që janë përcjell në trafik”, tregon Kelani.
Në anën tjetër, Kamer Seferi instruktor në auto shkollën “Instruktori” në Prishtinë, thekson se aksidenteve në komunikacion i ka kontribuar edhe mungesa e sinjalizimit në disa rrugë, apo vendosja e shenjave të gabuara.
“Ka gabime, ka shenja që janë vendosur para 20 vjetëve dhe kanë mbetur aty, për shembull kur e kalon hekurudhën në një vend është shenja kalim mbi binar hekurudhor me nivel mbrojtës apo gjysmë mbrojtës, atje shenja është që nuk ka mbrojtës fare. Ka shumë gabime, janë disa shenja vend e pa vend, janë disa shenja që as në libra nuk janë”, thotë Seferi.
Policia e Kosovës apelon te qytetarët për respektim të Ligjit të komunikacionit në të kundërtën ata do të ndërmarrin masa ndaj të gjithë shkelëse të ligjit, duke përfshirë edhe këmbësorët me qëllim të parandalimit të aksidenteve.
Ndërkaq, njohës të komunikacionit konsiderojnë se Policia e Kosovës, njësia e trafikut, duhet të shqiptojë dënime për të gjitha ata që nuk respektojnë shenjat e komunikacionit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













