Sport
Frika e mediave zvicerane
Pranimi i Kosovës bëri jehonë të madhe jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në Zvicër, ku luajnë shumë futbollistë kosovarë.
Mediat në Zvicër shkruajnë se është ende e paqartë se kush nga këta lojtarë do të ketë të drejtë për të luajtur me Kosovës. Valon Behrami, Granit Xhaka, Shani Tarashaj apo Xherdan Shaqiri mund të luajnë për Kosovën, shkruan albinfo.ch.
Deri më tani vetëm Valon Behrami është ai i cili ka mohuar që mund të largohet për të luajtur për kombëtaren e Kosovës. “Unë jam 100% i sigurt, jam 30 vjeç. Gjithashtu më pëlqen të luajë për Zvicrën”, tha ai gjatë një interviste për “20 Minuten”.
Mediat serbe e cilësuan skandal anëtarësimin dhe thonë se u bë në shkelje flagrante të statutit. “Skandal në Budapest”, është lajmi kryesor në edicionin online i “Kurir”, që shton se Kosova u pranua në shkelje flagrante të statutit. “B92” thotë se pavarësisht se artikulli 7 i statutit nuk ndryshoi, kjo nuk e pengoi Kosovën që të bëhej anëtare e UEFA-s.
Lajmi i anëtarësimit të Kosovës në UEFA nuk është pritur mirë jo vetëm në Serbi, por edhe në Zvicër. “Blick” hapet në versionin e vet online me titullin: “Kosova në UEFA, po Xhaka dhe Shaqiri, çfarë do të bëjnë tani?”, shkruan ajo, duke theksuar edhe njëherë frikën e shprehur edhe nga përfaqësuesi helvet në Kongresin e UEFA-s për të ardhmen e lojtarëve që kanë lindur në Kosovë.
“Çmenduri në Prishtinë, tërbim në Beograd”, ka qenë titulli i “jutarnji.hr” për pranimin e Kosovës në UEFA. Njëjtë ka vepruar edhe portali “tportal.hr”, duke e titulluar këtë ngjarje si “Ditë historike: UEFA pranon Kosovën, tërbim në Serbi”. Kroatët menjëherë kanë ngritur pikëpyetjet se a do të kalojnë në anën e Kosovës, lojtarët kosovarë si Shaqiri, Behrami e Xhaka. “24sata.hr” është media që i ka ngritur këto pikëpyetje, duke thënë “Shaqiri ndërron përfaqësuese?”
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore










