Kosova
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë
Agnesa Kolica është fituese e Çmimit për Integrim, të cilin këtë vit qyteti i Frankfurtit e ndau për të, shkruan albinfo.ch.
Ajo vjen nga një familje emigrantësh nga Kosova dhe ishte vetëm 1 vjeçe kur erdhi në Gjermani. Pavarësisht sfidave të shumta të integrimit, ajo ka arritur të tejkalojë çdo pengesë me përkushtim dhe punë të palodhur. Pas studimeve në fushën e mediave dhe shkencave politike në universitetet e Nürenberg, Madrid dhe Frankfurt, ku ka përfunduar edhe masterin, Agnesa ka vazhduar të kontribuojë në integrimin e komunitetit të saj.
Në vitin 2022 ajo themeloi Organizatën Joqeveritare “Grow Together” me seli në Frankfurt, një organizatë e cila merret me mbështetje dhe integrim të komunitetit. Efektet e punës së saj kanë pasur një impakt të madh në qytetin e Frankfurtit.
Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë.

E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












