Shkurt.ch
Frangu i fortë, zviceranët bëjnë “ekspansion” shopingu në Gjermani
Ndërmarrja e Hekurudhave (SBB) ka vendosur të shtojë vagonët dhe trenat që udhëtojnë në drejtim të Konstancës, qytetit gjerman në anën tjetër të kufirit
Rënia e madhe e vlerës së euros kundrejt frangut, veç dëmeve për ekonominë zvicerane, ka shkaktuar edhe një eufori të qytetarëve të këtushëm për të bërë “shoping” në Gjermani. Fluksi i “shopin-gturizmit” drejt qyteteve kufitare gjermane ka filluar të premten por pritet që ai të arrijë kulmin sot, ditën e shtunë.
Duke e parë këtë gatishmëri të zviceranëve për të provuar fuqinë e monedhës së tyre jashtë vendit, edhe Ndërmarrja Federale e Hekurudhave (SBB) ka vendosur të shtojë vagonët dhe trenat që udhëtojnë në drejtim të Konstancës, qytetit që ndodhet në anën tjetër të kufirit. lindor të Zvicrës.
Po ashtu të premten, tramvajet që qarkullojnë nga Bazeli në qytetin kufitar gjerman Weil am Rhein kanë qenë përplot qysh në mëngjes.
Ndërsa për ditët e vikendit Administrata Federale e Doganave parasheh që të ketë më shumë kalimtarë të kufirit më shumë se zakonisht. Një efekt të tillë e kishin prodhuar edhe lëvizjet e vlerës ë valutave që kanë ndodhur më parë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











