Shkurt.ch
Alternativat e frangut të fortë: Ulja e pagave ose zgjatja e orarit të punës
Shefi Adecco-s, Patrick de Maeseneire në një intervistë ka qenë i qartë në kërkesën e tij: ose duhen zvogëluar pagat ose duhet zgjatur koha e punës
Fundi i lidhjes së frangut me euron pritet të prodhojë pasoja afatgjata për ekonominë zvicerane. Qysh tash po shqyrtohet mundësia e uljes së pagave dhe zgjatjes së orareve të punës në degë të ndryshme të ekonomisë.
Shefi i Adecco-s (koncern ndërkombëtar për ndërmjetësim të punës) Patrick de Maeseneire në një intervistë që u ka dhë gazetave “Schweiz am Sonntag” dhe “Le Matine Dimanche” ka qenë i qartë në kërkesën e tij: ose duhen zvogëluar pagat ose duhet zgjatur koha e punës.
Kostoja e personelit për shumë ndërmarrje paraqt koston më të madhe që duhen përballuar. Prandaj, dy zgjidhjet e përmendura nuk kanë alternativë. Vetë Adecco, si ndërmjetësuese e punës, nga vendimi i Bankës Nacionale për shkëputjen e frangut nga euroja, ende nuk ka parë që ndërmarrjet zvicerane të kenë marrë ndonjë masë konkrete në këtë drejtim.
Por Maesseniere ka theksuar se frangu i fortë gjithsesi do të ketë ndikimin e vet në fushën e punësimit. “Në një rast të kundërt, nëse ky ndikim nuk do të ndiounë do t`i hidhja të gjithë librat e ekonomisë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










