Koronavirusi: çast pas çasti
Francë: Maskat e nevojshme për nxënësit mbi 11-vjeç
Shkollat u hapën të martën në Francë, pas pushimeve verore, me mbajtjen e detyrueshme të maskave për mësuesit dhe fëmijët mbi 11-vjeç.
Ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer, tha për televizionin BFM se të gjithë fëmijët duhet të ndjekin klasat drejtpërdrejt nëse nuk kanë ndonjë arsye të mirë për të mos shkuar në shkollë, ndërsa prindërit nuk duhet të tremben.
Pas karantinës, e cila zgjati nga mesi i marsit deri në mes të majit, Franca hapi gradualisht të gjitha shkollat javën e fundit para pushimeve verore, pasi autoritetet ishin të shqetësuara për numrin e madh të fëmijëve në shkollë.
Franca është një nga vendet më të prekura në Evropë me koronavirus, me më shumë se 30.000 të vdekur.
Numri i të infektuarve është rritur në javët e fundit, me më shumë se 5.000 të infektuar rishtas çdo ditë të regjistruar javën e kaluar.
Në tri javët e para të korrikut kishte më pak se një mijë të infektuar në ditë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










