Integrimi
Francë: Kosovarët të dytët për azil
Duhet t’i jepet fund shumë shpejt këtij fenomeni, i cili rrezikon liberalizimin e vizave për Kosovën", ka thënë Tieri Repenten, Ministër i Ngarkuar për Çështje Evropiane të Francë
Tieri Repenten, Ministër i Ngarkuar për Çështje Evropiane të Francës, i cili aktualisht ndodhet për një vizitë në Kosovë, ka alarmuar për numrin madh të azilkërkuesve kosovarë në Francë. Ai, në një intervistë dhënë gazetës “Kosova Sot” ka numëruar arsyet përse nuk ia vlen që të merret rruga e mundimshme dhe me rreziqe për të kërkuar azil në Francë.
“Shumica prej kërkesave për azil kanë motive ekonomike ose shoqërore dhe 97% nga to refuzohen. Fundi i udhëtimit është shpesh kthimi në Kosovë. Situata e punësimit në Francë nuk mundëson ofrimin e punës për këta persona që mendojnë se do të gjejnë punë. Ndryshe neve na mungojnë strehimet për t’i pritur azilkërkuesit e persekutuar për shkaqe politike, siç është për shembull rasti i banorëve të Sirisë.
Duhet t’i jepet fund shumë shpejt këtij fenomeni, i cili rrezikon liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Tieri Repenten, Ministër i Ngarkuar për Çështje Evropiane të Francës.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











