Lajme
Francë: 319 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19
Në Francë, 319 njerëz vdiqën nga coronavirusi në 24 orët e fundit në spital, duke çuar numrin e të vdekurve në 2.314 vdekje, sipas shifrave të publikuara sot.
Siç bëhet e ditur, në Francë janë infektuar 37.575 njerëz.
Sipas shifrave të fundit, në 37.575 raste të konfirmuara në vend, 17.620 pacientë janë pranuar në spitale, nga të cilët 4,273 ishin në kujdesin intensiv, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që deri tani në Francë janë rikuperuar 5,700 persona.
Ndërkohë, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit, autoritetet njoftuan se ata do të zgjasin masën e kufizimit të lëvizjes së popullsisë, e cila hyri në fuqi më 17 mars, për dy javë të tjera, deri më 15 prill.
Siç bëhet e ditur, Franca ka porositur “më shumë se një miliard” maska mbrojtëse, kryesisht nga Kina, për të luftuar epideminë Covid-19, tha sot Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë... -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë -
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










