Lajme
Franca shënon rekord, 52.518 infektime për 24 orë
Në 24 orët e fundit Franca i regjistroi 854 viktima të koronavirusit, që ishte shifra më e lartë që nga 15 prilli.
Sidoqoftë, numri ditor i infektimeve ishte dukshëm më i ulët se rekordi prej 52.518 rasteve, pasi në 24 orët e kaluara u regjistruan 36.330 infektime të reja, shkruan The Guardian, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet franceze kanë vendosur masa izoluese kombëtare nga e premtja në përpjekje për ta luftuar përhapjen e virusit. Megjithatë, zakonisht nevojiten dy javë që masat të sjellin ndonjë efekt.
Në përgjithësi, Franca deri më tani ka regjistruar mbi 1.5 milion të infektuar, që është një ndër shifrat më të mëdha në Evropë dhe në botë, si dhe 38.289 viktima, që gjithashtu është në mesin e shifrave më të larta në Evropë. Numri i personave të shtrirë në spitale është 26.265, që është shifër pothuajse gjashtë herë më e madhe në krahasim me fundin e gushtit, kur në spitale ishin vetëm 4.530 të infektuar me koronavirus. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











