Lajme
Franca rihap edhe muzetë

Franca ishte ndër shtetet e fundit që rihapi këtë javë hapi bare, restorante e aktivitete të tjera. Por këtë fundjavë, ky vend u rendit në krye të kontinentit për hapjen e muzeve, pasi shumica e vendeve europiane vijojnë t’i mbajnë ato mbyllur, përcjell albinfo.ch.
Mes muzeve të rihapur për vizitorët është edhe Pallati i famshëm i Versajës i ndërtuar në shekullin e 17 nga Luigji i 15. Hyrja e vizitorëve lejohej vetëm me maska e mjete të tjera mbrojtëse kundër përhapjes së Covid-19. Megjithatë, vizitorët ishin shumë herë më të rrallë në numër sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kjo për faktin se të gjithë ishin vendas, ndërsa të Franca ende nuk ka vendosur për hapjen e kufijve me zonën Shengen e më gjerë. Mes 8 milionë vizitorëve të vitit të kaluar në këtë Pallat, 4/5 ishin të huaj.
Komisioni Europian vendosi shtyrjen e afatit të hapjes së kufijve të brendshëm deri më 1 Korrik, pasi shumë prej vendeve anëtare përfshirë edhe Francën ende nuk janë gati për të pritur të huajt, pavarësisht se shifrat e infektimeve kanë rënë. Italia e Greqia i ka hapur tashmë kufijtë me shumicën e vendeve të Shengenit, Gjermania i hap më 15 Qershor, ndërsa Spanja ka planifikuar t’i hapë më 1 Korrik, përcjel albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht Një projekt i ri pilot në Austrinë e Poshtme synon të përmirësojë mbështetjen e hershme të...
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë