Opinione
Franca, presidenti Macron dhe ne
"Le të dihet që askush në Paris apo BE nuk i kërkon kompromis të dhimbshëm Kosovës. Këtë opsion e kanë hapur disa aventurierë poitikë me legjitimitet të trafikuar në Kosovë e Shqipëri"

Franca nuk ka qëndrim lidhur me natyrën apo formën e ‘kompromisit’ që do të dilte nga dialogu Kosovë-Serbi. Krejt ata që e thonë të kundërtën, janë jashtë rrjedhave aktuale të politikës franceze dhe evropiane. Franca, sikur vendet e tjera me peshë në BE, kërkon zgjidhje dhe mbyllje të dosjes kosovare, pavarësisht kush humb apo fiton në tavolinë.
Qasja e presidentit Macron është pragamatike dhe nuk ka qëllim as t’i ndihmojë njërës palë, as ta dëmtojë palën tjetër. Macron dhe Merkel janë sot dy liderët kryesorë dhe ndoshta të fundit që prioritet kanë shpëtimin e BE-së nga ndryshkja politike dhe institucionale shumëvjeçare. Kjo ndryshkje ka marrë përmasa që e rrezikojnë vet ekzistimin e BE-së në vitet e ardhshme. Macron dhe Merkel e kanë këtë hall për momentin dhe kjo pritet të marrë kohë që të riparohet.
Megjithatë, as rruga jonë drejt BE-së dhe as ajo e vendeve të tjera nuk është e mbyllur. Ne, në asnjë rast nuk do jemi gati për aderim para viteve 2025-2030. Deri në këto vite, Evropa ose do reformohet duke u kthyer në organizëm që mund të durojë zgjerime të reja siç kërkon Macron ose do marrë formë të re, me dy nivele integrimi: një BE e vërtetë (kjo e vjetra) me bashkim të të gjitha aspekteve politke, ekonomike dhe monetare, dhe një BE Light ose paradhomë e BE-së, si hallka e dytë e stukturës. Në këtë skenar, ne do mbesim në hallkën e dytë.
Franca është aleta jona, por edhe e Serbisë. Ajo që Franca thotë, Serbia e dëgjon me vëmendje. Dhe kur Franca thotë se Kosova është shtet që duhet të pranohet, Serbia e di që aty s’ka më përralla historike as nacionaliste. Thjesht, Franca kërkon që të mbyllen dosjet e çuditshme ballkanike dhe vendet tona të dalin edhe nga cikli i historisë trazuese edhe nga cikli i politikës biznes.
Dialog duhet të ketë, por jo për kompromise të reja. Ne s’kemi çka të japim më, as tokë as shtet. Mendoj që Kosova është çështje e mbyllur në aspektin politik dhe kjo duhet të jetë vija strategjike e qeverisë sa herë të takohen me liderë të jashtëm apo sa herë të dialogohet me Serbinë. Ka plot gjëra që duhet sqaruar me Serbinë, por ato s’janë politike ose të paktën ne s’duhet t’i shohim si të tilla.
Ajo që Kosova duhet të kërkojë, është pranimi i saj nga të gjitha vendet e BE-së, duke propozuar stategji të qartë integruese për serbët e Kosovës dhe pakicat tjera. Nuk ka lider aq të çmendur në Evropë që do ta preferojë një Bosnjë të dytë në vend të një shteti funksional. Edhe Franca edhe Gjermania e madje edhe Spanja preferojnë zgjidhje që nuk lë hapur ambicie etnikisht të ndezura. Këto gjëra duhet Kosova t’ua sqarojë edhe presidentit francez, edhe kancelares gjermane. Kosova duhet ta nxjerrë si rast studimi faktual organizimin jofunksional të Bosnjës dhe t’i thotë secilit që Ballkani nuk ka nevojë për një vatër të dytë ndezëse. As Evropa s’ka nevojë për këtë.
Le të dihet që askush në Paris apo BE nuk i kërkon kompromis të dhimbshëm Kosovës. Këtë opsion e kanë hapë disa aventurierë poitikë me legjitimitet të trafikuar në Kosovë e Shqipëri. Kësaj aventure duhet t’i thuhet jo dhe të propozohet plan që do ta pranonin aleatët tanë.
Ky plan është Kosova shtet funksional, as e copëtuar, as e korrigjuar.
Nga Nezir Kraki – ligjërues në Universitetin Paris-Est Créteil (UPEC).
E-Diaspora
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve Një vajzë 13-vjeçare me origjinë nga Istogu, e identifikuar si Arta Hajzeraj, është raportuar e zhdukur...
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë