Lajme
Franca, Polonia dhe Gjermania paralajmërojnë për rritje të propagandës ruse

Franca, Polonia dhe Gjermania e kanë akuzuar të hënën Rusinë se po e përgatit një rrjet të hollësishëm të uebsajteve për të përhapur propagandë proruse, në mënyrë që t’i minojë qeveritë e tyre.
Ato kanë paralajmëruar gjithashtu se do të ketë shpërndarje të madhe të përmbajtjes propaganduese para zgjedhjeve në Bashkim Evropian në qershor.
Vendet e Perëndimit i kanë akuzuar vazhdimisht operativët rusë se po i përdorin rrjetet sociale dhe internetin për të shpërndarë të dhëna të rrejshme apo mashtruese për t’i minuar ato, për ta promovuar Rusinë, apo për ndryshuar opinionin publik në vendet e tyre kundër mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj nga pushtimit rus.
“Jemi në një kohë të ndjeshme kur do të kemi zgjedhje evropiane dhe, sa i përket Francës, organizimin e Lojërave Olimpike”, tha ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, gjatë një konference të përbashkët për media me homologët e vet, atë gjermane dhe atë polak në Paris.
Ministrat thanë se e kanë themeluar një mekanizëm të përbashkët për t’i vërejtur dhe për t’iu përgjigjur sulmeve të mundshme ruse në internet.
Reuters raportoi se sipas burimeve diplomatike, VIGINUM, vazhduesi francez i cili monitoron ndërhyrjet e huaja digjitale, i ka identifikuar rreth 193 uebsajte të cilat synojnë të shpërndajë gjerësisht të dhëna nga burime proruse, si dhe nga media dhe institucionet ruse.
“Synimi duket të jetë mbulimi i konfliktit Rusi-Ukrainë duke e paraqitur ‘operacionin special ushtarak’ në mënyrë pozitive dhe duke i nënçmuar Ukrainën dhe liderët e saj”, tha një diplomat francez, duke iu referuar termit të Moskës për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, transmeton rel përcjell albinfo.ch.
Kremlini e ka mohuar vazhdimisht se përhap të dhëna të rrejshme apo mashtruese. Këshilli i Sigurimit i Rusisë i kishte përshkruar si absurde akuzat se Moska kishte bërë propagandë me informata të rrejshme për të ndikuar tek votuesit gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Evropian më 2019.
Franca në veçanti i ka kritikuar aktivistët rusë në Afrikë, duke thënë se aktorët e lidhur me Moskën kanë tentuar ta zhvlerësojnë Parisin në Afrikën Perëndimore, në mediat e rregullta dhe në rrjetet sociale.
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor