Lajme
Franca përfshihet nga i ftohti, bllokohet transporti
Është bërë e ditur se tridhjetë departamente territoriale në Francë mbeten në ngjyrën portokalli sa i takon rrezikut nga dëbora dhe i ftohti ekstrem, përfshirë atë perëndimor Bretanjë, ku shirat e acarta janë ende të mundura në 24 orët e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Mediat franceze shkruajnë se kamionë transporti kanë mbetur të bllokuar në autostradën A10 për shkak të ngricave si pasojë e shiut të akullt në lokalitetin Sainte Maure de Touraine.
“Nuk e dimë se kur do të nisemi”, thotë një shofer, i cili shton se nuk e di as nëse do të kthehet në shtëpi këtë fundjavë.
“Jemi bllokuar këtu për shkak të shiut dhe ngricave të njoftuara për sot. Ndaj na duhet të presim. Nuk e dimë kur do të nisemi dhe aktualisht jemi në pritje. Të shohim ç’do të ndodhë”, thotw Yannick George, shofer kamioni.
Reshje rekord dëbore mbuluan pjesën qendrore të Rusisë. Borëpastrueset dhe shërbimet e pastrimit kanë punuar gjatë natës dhe po mundohen t’i mbajnë akset rrugore të kalueshme.
Aksidente të shumta u verifikuan në Moskë, ku autoritetet vendore u kërkuan drejtuesve të mjeteve të përdornin transportin publik, por apeli ra në vesh të shurdhët.
Operacione pastrimi janë kryer edhe në linjat hekurudhore, për të pastruar shinat, me punëtorët që përdorën ajër të presuar.
Mbi 10 mijë punonjës u angazhuan për të mbajtur transportin hekurudhor operativ. Parashikimet e motit nuk tregojnë ndonjë përmirësim të situatës dhe dëbora do të vijojë të bjerë përgjatë fundjavës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













