Shqipëria
Franca, pa qëndrim lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë
Ndërkohë një tjetër shtet i është shtuar listës së skeptikëve për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë
Vështirësohet unifikimi i qëndrimeve për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërinë në gjirin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Në takimin e 28 ambasadorëve të përhershëm të BE-së mbajtur në Bruksel, Franca nuk ka prezantuar ende një qëndrim lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Holanda është mjaftuar duke thënë që qëndrimi i saj për Shqipërinë nuk ka ndryshuar.
Për qeverinë holandeze, aktualisht mbetet ende në fuqi mocioni i Parlamentit holandez të aprovuar në qershor të këtij viti, kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Ndërkohë një tjetër shtet i është shtuar listës së skeptikëve për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
Danimarka ka lënë të kuptohet se tashmë vendi ka një qeveri të re, që nuk është entuziaste për zgjerimin dhe rrjedhimisht mund të jetë më strikte se qeveria e mëparshme.
Këto elementë pengojnë ambasadorët e përhershëm që të punojnë mbi një tekst të përbashkët për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Askush deri tani nuk mund të thotë nëse ky tekst do të marrë formën e vendimit të Bundestagut për të dyja vendet apo jo.
Paralelisht me këtë, ka shtete anëtare të BE-së që shohin probleme me qasjen e deritanishme për zgjerimin, pasi nuk po jep rezultatet e pritshme edhe me vendet që kanë hapur negociatat, si Serbia dhe Mali i Zi, lidhur me forcimin e shtetit ligjor dhe të drejtat themelore.
Kjo po e thellon ndarjen brenda shteteve anëtare, përcjell Albinfo.ch.
Ambasadorët e përhershëm do të mblidhen sërish të mërkurën për të diskutuar qëndrimet e tyre.
Nga eksperienca e vitit të shkuar, nuk përjashtohen disa takime të tilla për të mundësuar formulimin e teksteve për të dyja vendet deri më 15 tetor, kur pritet të merret vendimi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan ABC News.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











