Lajme
Franca ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për nëpunësit civilë
Pavarësisht këmbënguljes së TikTok-ut se nuk ndan të dhëna të përdoruesve me qeverinë kineze, Franca është bërë vendi i fundit që ka kufizuar aksesin e zyrtarëve në të.
Por në të njëjtën kohë, ajo është bërë gjithashtu vendi i parë që bën të njëjtën gjë për të gjitha aplikacionet “rekreative” duke përfshirë: Netflix, Instagram, Candy Crush dhe Twitter-in.
Ndalimi i këtyre aplikacioneve, i monitoruar nga agjencia franceze e sigurisë kibernetike, do të prekë rreth 2.5 milionë nëpunës civilë.
“Aplikacionet rekreative nuk ofrojnë nivele të mjaftueshme të sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave për t’u vendosur në mjetet dixhitale të administratës. Këto aplikacione mund të përbëjnë rrezik për mbrojtjen e të dhënave të këtyre administratave dhe zyrtarëve të tyre publikë. Megjithëse, mund të ketë përjashtime për qëllime ‘komunikimi institucional’”, tha ministri i Shërbimit Civil, Stanislas Guerini, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Me sa duket Franca, ndryshe nga pjesa tjetër e Perëndimit, po i shikon kompanitë teknologjike kineze dhe amerikane në një mënyrë të ngjashme. Megjithëse ky nuk është rasti i parë i tensionit teknologjik midis SHBA-së dhe Francës.
Në vitin 2019, Franca miratoi një taksë për shërbimet digjitale, pavarësisht kërcënimeve për hakmarrje nga SHBA, të cilët argumentuan se ajo po ‘sulmonte’ në mënyrë të padrejtë gjigantët amerikanë të teknologjisë, si Google dhe Facebook.
E-Diaspora
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar
Jeta në Austri
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010













