Bota
Franca mbështet sanksionet ndaj vendeve që refuzojnë azilkërkuesit
Franca mbështet vendosjen e sanksioneve financiare për vendet e Bashkimit Evropian që dëbojnë emigrantët me status të vërtetuar si azilantë, sipas presidentit Emmanuel Macron, duke thelluar ndasitë mes vendeve anëtare mbi krizën e emigrantëve.
“Nuk mund të kemi vende që përfitojnë në mënyrë masive nga solidariteti i Bashkimit Evropian dhe që ngrenë ashpër zërin për çështjet e lidhura me emigrantët”, është shprehur Macron.
Liderët e BE do të zhvillojnë një takim emergjent në Bruksel për të diskutuar konfliktet mbi emigrimin, me synim që të parapërgatiten për samitin formal të BE në fund të javës së ardhshme, shkruan ‘Scan’.
Macron i bëri komentet pas takimit të tij të parë me kryeministrin e ri të Spanjës, Pedro Sanchez, përcjell albinfo.ch.
“Ajo që presidenti i Këshillit, Donald Tusk, po propozon, është vendosja e platformave të zbarkimit në vendet tranzite jashtë Bashkimit Evropian”, shtoi presidenti francez.
Të dy liderët ranë dakord se duhet të hapen qendra të reja në Evropë për të shqyrtuar aplikimet e azilkërkuesve.
Këto do të vijnë përveç “platformave të zbarkimit” jashtë BE, ku kërkesa për azil mund të vlerësohet përpara se azilkërkuesit arrijnë në Evropë.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













