Lajme
Franca ka parandaluar një sulm terrorist
Dy burra të moshës 23-vjeçare janë akuzuar për terrorizëm sot në Francë. Pas arrestimit të tyre u zbulua se kishin planifikuar të kryenin sulme me thika në hapësira publike gjatë kohës së festave të fundvitit.
Shërbimi inteligjent në Francë, i kishte arrestuar të dy personat në fund të muajit nëntor në dy zona të ndryshme në periferi të Parisit. Shërbimi inteligjent pranoi informata për planifikim të sulmeve të mundshme, tha një burim i afërt me rastin, raporton agjencia e lajmeve franceze AFP.
Plani i dy të arrestuarve ishte të sulmonin njerëz në qendra tregtare por edhe rrugë.
Burimi i informuar për rastin tha se dy burrat madje diskutuan se ku do të duhej të “vdisnin si martirë”, duke shtuar se plani ishte i inspiruar nga xhihadistët. Dyshja, sipas burimit, u njoh në rrjetet sociale e më pas u takua edhe fizikisht.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














