Lajme
Franca gjobitet nga Këshilli i Shtetit për cilësinë e dobët të ajrit
Gjykata më e lartë administrative e Francës, Këshilli i Shtetit, ka urdhëruar qeverinë të paguajë gjobën prej miliona eurosh për cilësinë e dobët të ajrit në qytetet franceze.
“Qeveria nuk bëri mjaftueshëm për të garantuar cilësi të mirë të ajrit”, sipas deklaratës së gjykatës të hënën.
Kufijtë e emetimeve të dioksidit të azotit janë shkelur në Paris, Lion dhe Marsejë midis korrikut 2021 dhe 2022. Për këtë, shteti duhet të paguajë gjobën prej 20 milionë euro për organizatat mjedisore.
Këshilli i Shtetit vendosi tashmë një gjobë prej 10 milionë eurosh për Francën në vitin 2021, kur grupet mjedisore i shprehën shqetësimet e tyre shtetit për cilësinë e dobët të ajrit në qytetet franceze, bazuar në rregulloren e BE-së për cilësinë e ajrit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











