Kosova
Franca e Gjermania përsërisin kërkesën për zbatim të marrëveshjes për normalizim
Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë kanë deklaruar se presin që Qeveria e Kosovës të nisë me zbatimin e marrëveshjes për normalizim që u arrit në Ohër.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, pret po ashtu të nisë dialogu për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke shtuar se këto ditë priten takime mbi këtë çështje, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori francez po ashtu u shpreh se vendet duhet të fokusohen në përfitimet e marrëveshjes. “Është shumë herët të thuhet se cilat do të jenë pasojat dhe tani duhet të fokusohemi në përfitimet”, tha Guerot në debatin për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, që u mbajt në Qendrën Mediale në Çagllavicë, në afërsi të Prishtinës, raporton REL, përcjell albinfo.ch.
Pjesë e të njëjtit diskutim ishte edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, që tha se tashmë ka vullnet politik për të vazhduar tutje. “Tani kemi edhe vullnetin politik të aktorëve”, tha Rode, raporton REL, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












