Shkurt.ch
Franca do të mbetet fuqi ushtarake në Evropë
Franca do të ruajë statusin e fuqisë më të madhe ushtarake në Evropë, pavarësisht reduktimit të paralajmëruar në përbërjen e ushtrisë franceze gjatë gjashtë vjetëve të ardhshëm për 34 mijë njerëz
Ministri francez i mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, ka prezantuar Ligjin për programin ushtarak 2014-2019, i cili sugjeron një ekuilibër mes nevojës për të ruajtur pozitën ushtarake të Francës dhe për të siguruar kursime buxhetore.
Nga përafërsisht 280 mijë vende pune, Franca ka ushtrinë e dytë më të madhe në Evropë, pas Britanisë. Francezët do të reduktojnë ushtrinë për 23 500 ushtarë. Me këto reforma ushtria franceze ka humbur 33.675 pjesëtarë, ose rreth 7.500 në vit.
Ministri francez, Le Drian, është i bindur se me një ushtri prej 242 mijë ushtarësh Franca do të mbajë vendin e saj në botë.
Njësitë luftarake do të kursehen në kuadër të reformës së ushtrisë franceze, ngase do të reduktohen me vetëm 8 000 mijë ushtarë.
Ndërhyrja ushtarake në Mali i ka shërbyer ushtrisë franceze dhe Ministrisë së Mbrojtjes për të ruajtur disa nga përfitimet e rrezikuara. Sipas një skenari, është parashikuar shitja edhe e aeroplanmbajtëses “Charles de Gaulle”.
Ky skenar është shmangur për shkak të lobimit aktiv të kompleksit ushtarako-industrial, por edhe për shkak të paralajmërimeve të shumta që deputetët do të votojnë kundër buxhetit për ushtrinë nëse ajo bie nën pragun prej 1.5 për qind të PBB-së.
Franca 2014 deri në vitin 2019 ka planifikuar të shpenzojë 190 miliardë euro për ushtrinë.
Parlamenti francez do të diskutojë për legjislacionin e propozuar këtë vjeshtë.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










