Shkurt.ch

Fotografia zyrtare e Qeverisë realizohet në një shtypshkronjë

Propozimin që fotografia e sivjetme të bëhet pikërisht në një ambient pune ka ardhur nga kryetari i ri, i posazgjedhur i federatës, Johannn Schneider Ammann

Fotografia zyrtare përfaqësuese e Këshillit Federal të Zvicrës për vitin 2016 kësaj here është realizuar në një shtypshkronjë. Një fotografi e tillë grupore bëhet tradicionalisht në çdo fillim viti të ri.

Propozimin që fotografia e sivjetme të bëhet pikërisht në një ambient pune ka ardhur nga kryetari i ri, i posazgjedhur i federatës, Johannn Schneider Ammann.

Ai ka thënë se për të si kryesues i qeverisë dhe njëherësh ministër i ekonomisë, detyra qendrore e politikës është krijimi i kornizave solide për të siguruar vende të punës dhe për të krijuar mirëqenie, thuhet në një njoftim të ardhur nga qeveria.

Fotografia, me portretin grupor në plan të parë dhe me portretet individuale mbrapa saj është shtpur në 60 mijë ekzemplarë.