Jeta në Zvicër

Forumi i Davosit përmbyll punimet

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde u ka bërë thirrje SHBA-së, Japonisë dhe vendeve evropiane për të punuar më tej në reduktimin e borxheve

Në përmbyllje të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) që është mbajtur në Davos, përgjegjësit kryesorë të institucioneve ndërkombëtare financiare kanë bërë një apel të përbashkët për të vazhduar luftën kundër krizës së borxheve.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde u ka bërë thirrje SHBA-së, Japonisë dhe vendeve evropiane për të punuar më tej në reduktimin e borxheve.

Mirëpo stabilizimi i buxheteve duhet të realizohet me një temp të duhur, ka thënë ajo.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i OECD-së ka tërhequr vërejtjen duke thënë se nuk ka instrumente shtesë për të tejlaluar krizën, kështu që ajo që duhet bërë edhe më tutje është realizimi i reformave strukturale.

Gjatë punimeve disaditëshe të Forumit, Davosin e kanë vizituar gjashtë nga gjithsej shtatë ministrat federalë të Zvicrës. Presidenti i federatës, Ueli Maurer ka marrë pjesë edhe në ditën e hapjes.

Ndërsa ministrja e financave Eveline Widmer-Schlumpf, në përmbyllje, duke bërë fjalë për  takimet e zhvilluara gjatë forumit të 43-të ka thënë: Në WEF nuk zgjidhen problemet por aty mund të diskutohen ato dhe të arrihen marrëveshje për takimet e ardhshme “.