Lajme
Forumi i Davosit 2021 “ik” nga Zvicra, mbahet në Singapor
"Marrë parasysh situatën me COVID-19 në Evropë, nuk ka mundësi të garantojmë shëndetin dhe sigurinë e punonjësve tanë, pjesëmarrësve dhe publikut të gjerë"
Tani është e qartë: Forumi Ekonomik Botëror, WEF, i njohur më shumë si “Forumi i Davosit” nuk do të zhvillohet në Zvicër vitin e ardhshëm.
“Ne kishim planifikuar të organizonim konferencën tonë vjetore në vitin 2021 në Bürgenstock. Fatkeqësisht, duke pasur parasysh situatën aktuale të COVID-19 në Evropë, nuk ka mundësi të garantojmë shëndetin dhe sigurinë e punonjësve tanë, pjesëmarrësve dhe publikut më të gjerë”, shkruan Børge Brende, President i WEF, në një e- Mail, i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
“Singapori ishte i suksesshëm në trajtimin e pandemisë” vazhdon Brende në letrën e tij. Ai më tutje premton se një njoftim më i gjerë për shtyp do të dërgohet të martën.
Qëllimi i Forumit Ekonomik Botëror ka qenë gjithmonë qëndrimi i tij në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Megjithëse ishte e qartë që nga fillimi se kjo nuk mund të garantohej 100 për qind për shkak të situatës me Covid 19.
Ndryshimi i vendndodhjes pasqyron përparësinë që forumi i jep mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së pjesëmarrësve dhe të nikoqirëve.
Sesioni special i vitit 2021 në Singapor do të jetë aktiviteti i parë i udhëheqjes globale kushtuar rimëkëmbjes globale nga pandemia, shkruajnë organizatorët.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













