Lajme
Forumi i Davos, Trump sërish thirrje vendeve të NATO-s: Duhet të shpenzoni 5% të PBB-së për mbrojtjen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në paraqitjen e tij virtuale në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, që po mbahet në Zvicër, përsëriti dëshirën e tij që të gjitha vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për buxhetet e tyre të mbrojtjes.
“Ndërsa rivendosim sensin e përbashkët në Amerikë, ne po lëvizim shpejt për të rikthyer forcën, paqen dhe stabilitetin jashtë vendit. Unë do t’u kërkoj gjithashtu të gjitha vendeve të NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, që është ajo që duhet të ishte vite më parë. Ishte vetëm në 2% dhe shumica e kombeve nuk paguanin derisa erdha unë. Kam insistuar që ata të paguajnë, dhe ata e bënë, sepse Shtetet e Bashkuara po paguanin vërtet diferencën në atë kohë” tha ai, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa shumica e anëtarëve të NATO-s nuk e përmbushin objektivin e aleancës që çdo anëtar të shpenzojë një minimum prej 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, objektivi prej 2% është një “udhëzues” që nuk krijon fatura, borxhe apo detyrime ligjore nëse nuk plotësohet, e ndërsa Trump nuk është presidenti i parë që ankohet për shpenzimet e NATO-s.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










