E-Diaspora
Forum në Gjenevë: Regjistrimi Virtual i Diasporës
Diaspora Shqiptare ka nderin të ju ftojë të merrni pjesë në Forumin e Diskutimit në Gjenevë, mbi temën:
Nga Koncepti në Sukses: Regjistrimi Virtual i Diasporës
Synimet, Sfidat dhe Mundësitë
Synimi i forumit te diskutimit është mbledhja e biznesmenëve dhe udhëheqësve të shoqërisë civile në Gjenevë, për të diskutuar dhe zhvilluar mundësitë e shëndrrimit të Diaspora Virtual Registration (DVR) në një platformë të suksesshme. DVR-ja është zhvilluar nga Ministria e Diasporës të Kosovës (MeD) me qëllimin e indentifikimit të Shqipëtarëve të cilët jetojnë në katër anët e botës, dhe ndërtimin e politikave mbështetëse për komunitetet e diasporës.
Forumi mbahet të enjten, 30 prill 2015, në Konsulatën e Pergjithëshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Adresa:
Rue de la Servette 93, 1201 Gjenevë, Zvicër 18:30PM
Për të konfirmuar pjesëmarrjën në në këtë takim, ju lutem dërgoni e-mail në [email protected] ose përmes telefonit +41765747523 deri me 29 Prill 2015.
****
Organizator i forum diskutimit është OJQ-ja Germin në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Zyrën për Zhvillime të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Ministrinë e Diasporës së Kosovës (MeD).
Germin është OJQ e cila përdor teknologjinë për të bashkuar dhe mbështetur Diasporën Shqipëtare me vendlindjen e tyre. Germin ka themeluar, dhe menaxhon www.kosovodiaspora.org, një platformë digjitale informuese mbi angazhimin e Diasporës.
Për më shumë informata, kontaktoni :
Z. Arjan Kashtanjeva
_____________________________________________
Consulate General of the Republic of Kosovo in Geneva
Rue de la Servette 93, 1202 Geneva Switzerlend
Tel: +41 22 734 27 34, Mob:+41 78 913 24 12
Fax: +41 22 734 27 32
Email: [email protected]
Info rreth ngjarjes
- LokacioniGjenevë
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














